Kanë kaluar tri vite që nga vrasja e tij dhe si duket kjo është kohë e mjaftueshme që ekstremistët nga Libia të dërgojnë në Itali rreth 500 mijë emigrantë, përkatësisht terroristë të maskuar, që të krijojnë kaos në Evropë.
Gaddafi këtë profeci të tmerrshme e bëri në intervistën e tij të fundit në mars të vitit 2011, kur rebelët e armatosur u mbështeten edhe nga bombardimet e NATO-s, e cila zhvilloi luftë kundër tij, transmeton Telegrafi.
Shteti islamik atëbotë nuk ekzistonte, por udhëheqësi libian parashikoi se terroristët do ta pushtonin shumë shpejt vendin e tij dhe vendet e tjera në Lindjen e Mesme, ndërsa do ta rrezikonin gjithë kontinentin e vjetër. E gjithë kjo po ndodh pas vdekjes së tij.
“Nëse në vend të një qeverie të qëndrueshme, e cila garanton siguri, militantët e lidhur me Osama bin Laden marrin kontrollin e Libisë, afrikanët masivisht do të fillojnë të zbarkojnë në Evropë. Midis tyre do të ketë shumë të terroristë. Mesdheu do të bëhet një det i kaosit dhe i gjakderdhjes”, kishte thënë dikur Gaddafi.
Kujtojmë se NATO ndihmoi rebelët për ta përmbysur Gadafin pas 40 viteve të tij në pushtet, por si duket nuk e ka kuptuar mesazhin e ish liderit libian.
Përndryshe, Gaddafi u vra në mënyrë mizore në tetor të vitit 2011në vendlindjen e tij, Sirte, shtatë muaj pasi deklaroi se çfarë do të mund të ndodhte në të ardhmen.
Udhëheqësit botërorë kanë filluar të binden se Gaddafi kishte të drejtë. Xhihadistët e parë pushtuan një të tretën e Irakut dhe të Sirisë, pastaj u përhapën në Libi, përkatësisht në qytetin lindor Derna. Ditë më parë ata kanë kërcënuar se do të dërgojnë në Evropë rreth gjysmë milion ekstremistësh.
“Nëse ndonjë shtet evropian nis ndonjë ndërhyrje ushtarake në pozicionet tona në Libi, veçanërisht Italia, ne do të dërgojmë mijëra anije me terroristë në tokën evropiane”, thuhej në një njoftim të ISIS-it.
ISIS kishte paralajmëruar se objektivi i tyre i parë evropian që do ta sulmojnë, do të jetë kryeqyteti italian – Roma. /Telegrafi/