Site icon Telegrafi

“Profa Mikroçip” pëlqehet në shkollat e Koresë së Jugut

Nxënësit e shkollave reaguan pozitivisht ndaj mësuesve robotë, njoftoi Ministria e Edukimit dhe Ekonomisë, duke cituar një hulumtim të edukimit.

Mësuesit robotë ishin dërguar nga mesi i dhjetorit në disa shkolla nëpër tërë Korenë e Jugut. Robotët janë të kontrolluar me një teledirigjues nga një mësues i lëndës përkatëse që ata ligjëronin dhe janë të pajisur me mikrofon dhe video kamera.

Njësi të pavarura përdorin një softuer për identifikimin e zërit të nxënësve në mënyrë që roboti të komunikojë me ta. /Telegrafi/
 

Exit mobile version