Site icon Telegrafi

Prof. Dr. Rifat Latifi zgjedhet Anëtar Nderi i Kolegjit të Kirurgëve të Brazilit dhe Anëtar Nderi i Departamenti i Kirurgjisë së Buenos Aires

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, është zgjedhur Anëtar Nderi i Kolegjit të Kirurgëve të Brazilit, nder ky që jepet vetëm kirurgëve të njohur në botë, për kontribut të jashtëzakonshëm në kirurgji, dhe në shëndetësinë globale

Prof. Dr. Latifi, falënderoi Kolegjin e Kirurgëve të Brazilit për nderin që i është bërë, duke veçuar se Kolegji i Kirurgëve të Kosovës do të bashkëpunojnë me Kolegjin e Kirurgëve të Brazilit, për të ndihmuar në transformimin e shëndetësisë dhe duke ndihmuar kirurgjinë në Kosovë.

Po ashtu, Prof. Dr, Latifi, është nderuar edhe me titullin anëtar i nderit nga Departamenti i Kirurgjisë së Universitetit të Buenos Aires- Argjentinë.

Ky nderim, për Prof. Dr. Rifat Latifin, është bërë me ftesë të Departamentit të Kirurgjisë të Universitetit të Buenos Aires, në Argjentinë dhe nga Prof. Dr. Alberto Ferreres, Drejtor i Departamentit të Hulumtime Shkencore, një nga kirurgët më të njohur në botë dhe Anëtar Nderi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Në këtë institucion shëndetësor, Prof. Dr. Latifi, ka mbajtur ligjëratë me temë “Menaxhimi dhe Rekonstruktimi i Defekteve të Mëdha dhe Komplekse teëAbdomenit” dhe, njëherazi, përmendi kontributin e madh te Profesorit të Kirurgjisë dhe të Anatomisë së këtij Universiteti, arbëreshin Prof. Dr. Alfonnso Albanese. /Telegrafi/

Exit mobile version