“Vendosa me e dënu veten dhe me lexu diçka nga prof.dr.Bujar Dugolli, vetëm për me pa nëse vërtet është ashtu si po thonë se kjo trio e "akademikëve" ka ndryshu dhe janë bë burra të mençur.
Ajo çfarë gjeta në internet ishte një shkrim i publikuar në një revistë, së bashku me legjendën tjetër të UP-së prof.Dr.Agim Zogaj.
Vetëm në një paragraf të shkurtër, këta dy Doktora i kanë bërë 26 gabime. Mos u çuditni me gabimet e Shishanit pastaj. Soji i këtyre tash i bllokon reformat në UP.
Një gjë nuk ja kisha bë hallall Rektorit: nëse e kryen mandatin e së paku nuk i publikon punimet e Magjistraturës e Doktoraturës të të gjithë këtyre profesorëve të UP dhe gjithë atyre që janë pajisur me Doktoratura pas vitit 1999”, ka shkruar Demi.