Meqë konsumatorët janë gjithnjë e më aktivë në online, edhe bizneset po u përshtaten sjelljeve të konsumatorëve.
Kështu, dyqanet online po bëhen gjithnjë e më të qasshme. Në krahasim me blerjen fizike, ajo online mundëson blerjen në çfarëdo kohe, 24/7 – nga rehatia e shtëpisë.
MatHem është ndër dyqanet më të njohura në Suedi që ofrojnë llojllojshmëri të produkteve në online. Faqja e tyre, www.mathem.se, arrin në shumë se 500 mijë vizita nga qytetarët që blejnë nga aty.
Kategoria më e njohur e produkteve në www.mathem.se është ajo e pijeve dhe ushqimeve. Në mesin e shumë produkteve me renome aty zënë vend edhe produktet e Jaffa Champion.
Konsumatorët mund të blejnë Jaffa Champion aty, falë përkushtimit të distributorit për Suedi – “Adelina Gross”.
Prania në www.mathem.se është mundësi e mirë për qytetarët e Suedisë dhe më gjerë. Mjafton ta vizitoni faqen dhe të shkruani “Jaffa Champion” e ta blini me shumë lehtësi nga rehatia shtëpiake.
Produktet që shiten në faqen MatHem i përkasin kualitetit superior, andaj është nder të shihen aty produktet e Fluidit. Kjo tregon se Fluidi ka një besueshmëri të madhe tek konsumatorët për pijet e Jaffa Champion.