Produkti i Brendshëm Bruto gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, sipas vlerësimit të Eurostat, në Eurozonë dhe vendet e Bashkimit Evropian u rrit me 0.4 për qind. Ndërsa, në tremujorin e katërt të vitit 2017, Produkti i Brendshëm Bruto ishte rritur me 0.7 për qind në Eurozonë dhe me 0.6 për qind në vendet e Bashkimit Evropian, përcjell Telegrafi.
Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 2.5 për qind në Eurozonë dhe me 2.4 për qind në vendet e Bashkimit Evropian.
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2018, Produkti i Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit me 0.6 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar, Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 2.9 për qind. /Telegrafi/