Site icon Telegrafi

Produkteve në markete iu vendoset flamuri i shtetit të origjinës

Ka filluar të zbatohet amandamenti i Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, sipas së cilit çdo market detyrohet që pranë produktit të vendosë flamurin e shtetit të origjinës.

Këtë e ka bërë të ditur edhe Kryetari i Komunë së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Pas shumë insistimeve të shefit të grupit parlamentar të PSD Dardan Sejdiu në emër të PSD dhe në emër të Komisionit Parlamentar, ka filluar zbatimi i amandamentit të Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit ku çdo market detyrohet që pranë çdo produkti me e vendos flamurin e shtetit të origjinës. Tash e tutje qytetarët nuk kanë nevojë me i lexu e me i njoftë barkodet. Lehtë është me e pa se cili prodhim është i shteteve fqinje e cili është prodhim vendor”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version