Site icon Telegrafi

Produktet serbe prijnë për nga importi në Kosovë

Tregu i Kosovës gjatë këtij viti, por edhe viteve të kaluara ka qenë i ndikuar nga produktet e importuara në masë të madhe. Si kampion i importit të produkteve në Kosovë qëndron Serbia me mallrat e saj. Derisa produktet vendëse zënë vend më pak nëpër tregje e markete për shkak të mungesës së promovimit.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së me pjesëmarrje rreth 30.2 për qind për eksport dhe rreth 42.6 për qind për import, si dhe vendet e CEFTA-së të cilat marrin pjesë me 39.2 për qind për eksport dhe 28.4 për qind për import në raport me totalin e vitit 2014.

Për sa i përket eksporteve të Kosovës me vendet ballkanike, sipas ASK-së, Shqipëria merr pjesë me 13.6 për qind, Maqedonia me 11.1 për qind, Serbia me 8.4 për qind, Mali i zi 5.0 për qind në raport me totalin e vitit 2014, ndërsa pjesëmarrjen më të madhe të importeve në Kosovë nga vendet ballkanike e kanë Serbia me 14.5 për qind Maqedonia me 5.5 për qind, dhe Shqipëria me 5.3 për qind . /Revista Ekonomia/Telegrafi/

Exit mobile version