Telegrafi

Produktet që parandalojnë plakjen

Këto produkte, më së miri do të ishte që të konsumoheshin përmes ushqimit, pasi në këtë mënyrë shtojnë imunitetin.

* Vitamina C është e dobishme për trupin e njeriut. 500 mg brenda ditës zbut të gjitha proceset e infektuese, edhe ato të lëkurës. Forcon imunitetin e lëkurës dhe mbron nga radikalet e lirë.

* Gjithashtu 250 mg karotenoidë në ditë shërbejnë për rritjen e rregullt të flokut dhe të thonjve. Rregullon dhe sekretimin e sebumit.

* 200 mg vitamin D në ditë ngadalësojnë plakjen e qelizave.

* 400 mg vitaminë E në ditë ndihmojnë në shërimin e plagëve dhe rigjeneron qelizat trupore.

* 100 mg acid alfaliponik në ditë shton absorbimin e vitaminave B, E dhe C. Acidi alfaliponik është shumë i rëndësishëm për njeriun pasi ai depërton në çdo qelizë që gjendet në organizëm.

* 30 mg koenzima Q10 duhen përdorur në ditë. Kurse personat që kanë kaluar të 60-t duhet të përdorin 60 mg, pasi kjo substancë inkurajon krijimin e qelizave të reja dhe në masë shumë të madhe parandalon plakjen.

/Telegrafi/