Shpesh ndodhë që mallrat e blera, të mos ngjajnë aspak me reklamën që shfaqet në ambalazh.
Por, këto imazhe të përmbledhura nga Imgur, tregojnë rastet më ekstreme, që i kanë zhgënjyer blerësit në masë të madhe, transmeton Telegrafi.
Ushqimet pa formë, deri te veshjet që nuk futen në trup, janë disa prej këtyre produkteve që befasuan për të keq. Në mesin e tyre ka edhe lodra të shëmtuara, që sigurisht i kanë bërë fëmijët të qajnë.
Dikujt i ka arritur lodra e Spongebob, e punuar në mënyrën më të dobët të mundshme. Megjithëse i premtuan që qeni tij do ketë bishtin sikur zemër, përfundimi nuk ishte siç pritej.
Më poshtë mund të shihni disa prej këtyre gjërave, të cilat do t’ju bindin se duhet ta provoni apo shikoni nga afër një mall, para se të paguani për të. /Telegrafi/