Telegrafi

Produktet kozmetike mund të dëmtojnë flokët

Dëmtime mekanike që mund të shfaqen nëpërmjet krehjes së shpeshtë dhe të fortë. Larjet e vazhdueshme (normale është larja 2 deri në 5 ditë ) me substanca detergjente të forta çojnë në rritje të dëmtimit të flokut , e humbje te shkëlqimit dhe ne ndarje te pjesës së fundit të flokut.

Pra, theksohet se procedurat si ngjyrosja, dekolorimi, dhe bërja permanent mund të kenë një efekt të konsiderueshëm në strukturën e flokëve nëse nuk realizohen në mënyre korrekte dhe me produkte kimikate të rekomanduara dhe jo me përbërës të fortë shkatërrues.

Ngjyrosja dhe dekolorimi; përdorimi i dekoloruesve të fortë siç janë peroxidet ( hidrogjen peroksidi) vepron mbi melaninën e flokut që oksidohet e ndryshon ngjyrë.

Përveç veprimit në pigment vërehen dhe dëmtime në keratinën e flokut që janë të rëndësishme për stabilitetin e flokut që ndahet dhe oksidohet. /Telegrafi/