Telegrafi

Produktet e qumështit dhe shtypja e gjakut

Në studim kanë marrë pjese 2.290 vullnetarë me rrezik të lartë për t’u sëmurë nga sëmundjet kardiovaskulare, 1.845 prej të cilëve kanë pasur shtypje të lartë të gjakut.

Këta vullnetarë janë përcjellë për një periudhë dymbëdhjetë mujore, ndërsa rezultatet kanë treguar se individët të cilët konsumojnë produkte të qumështit me përmbajtje të vogël të yndyrave (mesatarisht 631 gramë në ditë) kanë shtypje më të ulët të gjakut në krahasim me personat të cilët konsumojnë shumë pak produkte të qumështit (mesatarisht 3.1 gramë në ditë).