Telegrafi

Produktet e mishit JO për pacientët me veshka të sëmura

Produkteve të mishit të papërpunuara termikisht, shpesh u shtohen aditivë të cilët përmbajnë sasi të madhe të fosforit dhe kaliumit.

Meqenëse këto elemente janë të rrezikshme për personat të cilët kanë probleme me veshka, autorët e një studimi të publikuar në revistën “Clinical Journal of the American Society Nephrology” rekomandojnë që pacientët që kanë problem me veshkat duhet të largojnë tërësisht nga ushqimi i tyre produktet e paziera të mishit.