Site icon Telegrafi

Produkte vendore në Panairin Dimëror

Pamiri i Dimrit është hapur të premten në Prishtinë, ku gjatë tri ditëve, 60 biznese të shquara të prodhimeve vendore do të promovojnë produktet vendore nga industria e ushqimit e deri të artizanalet.

Me këtë rast, Luigi Brusa nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosova tha se bizneset kosovare ende po vazhdojnë të përballem më probleme dhe me sfida të ndryshme, mirëpo premtoi se do të vazhdojnë që t’i mbështesin këto produkte me aktivitete biznesore.

Ai përmendi edhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, ku tha se tregu evropian ka disa kërkesa në lidhje më sigurinë ushqimore dhe që këtë lloj kushti duhet ta përmbushin edhe produktet kosovare.

“Ky event përfaqëson shumë aktivitete biznesore dhe operator të ndryshëm dhe është diçka shumë e mirë për ekonomin kosovare e cila është në zhvillim e sipër, mirëpo njëkohësisht është e vërtet që bizneset kosovare ende po përballen më sfida dhe në jemi duke u mundur për të iu ndihmuar bizneseve me evenimente të tilla siç është ky i sodit që në mënyre të përgjithmonë të iu ndihmojmë këtyre bizneseve të gjejnë partner të përbashkët dhe njëkohësisht të promovohen bizneset e tyre. …Sot tregu i bashkësisë evropiane është i hapur për shumicën e produkteve kosovare, mirëpo disa kërkesa të sigurisë apo cilësisë ushqimore dhe të sigurisë në përgjithësi duhet që të përmbushën”, tha ai.

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri tha ftoi të gjithë qytetaret të marrin pjese në këto evenimente.

“Është kënaqësi e madhe ku shoh se të gjitha produktet e ekspozuara janë vendore. Mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme e veçanërisht bizneseve që me punën e tyre e bëjnë që me punën e tyre që të zvogëlohet importi është njeri nga objektivat më të rëndësishme të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe më këtë rast dua që t’i ftoj të gjithë qytetaret e Kosovës që të mos hezitojnë, të konsumojnë produkt vendore dhe gjithashtu ne bashkërisht do t’i shijomë produktet vendore që janë të ekspozuara këtu” tha ai.

Ndërsa, shefja e organizatës ARDA, Mrika Macula u shpreh se organizata ARDA do të vazhdoj në mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe bizneseve të ndryshme në promovimin e tyre si dhe avancim të mëtutjeshëm.

“Ky manifestim është tradicional dhe i dizajnuar si një mundësi për të mbështetur përpjekjet e ndërmarrësve të vogël dhe të mesëm dhe të prodhuesve e bizneseve të reja në promovimin e produkteve të reja në promovimin e produkteve të tyre dhe avancimin e nismave të tyre në komunikim, si dhe të lehtësojnë. Për tri dite më rresht këtu do të kemi prezent 60 biznese të shquara të prodhimeve vendore të cilësi mjaftë të lartë që të promovojnë produktet vendore nga industria e ushqimit e deri të artizanalet”, tha ai.

Përndryshe, ky panair është organizuar nga Asociacioni i agjencive për Zhvillim Rajonal ARDA në kuadër të projektit të financuar nga BE dhe në bashkëfinancim të komunave. /Telegrafi/

Exit mobile version