Robert Berisha ka qenë pjesë e formatit të ri televiziv, Ferma VIP dhe u largua vetëm disa javë më parë.
Megjithatë, përpara se ta linte garën, atij iu publikua një poster ku thuhej se do të performonte në një koncert me Xhensila Myrtezajn.
Kjo bëri që të dyshohet se dalja e tij ka qenë e planifikuar dhe në marrëveshje me produksionit.
I ftuar në ‘SOL’ të Klan Kosovës, artisti theksoi se nuk ishte e vërtetë, por që u mërzit shumë nga telefonata e vajzës së tij dhe nuk mund ta përballonte.
“Unë pak po dyshoj me të tregu drejt, se organizatori më ka treguar se ia ka dërguar vetëm me e pa si poster, e i ka thënë mos e posto njëherë, se me Robertin nuk po kam kontakt, e menaxheri më ka thënë me e anulu se është futur më një reality shou. Ajo nuk ka pritur e ka postuar, po get qe mezi nuk ka pritur ta postojë në Instagram një koncert”, tha Roberti.
I pyetur se a mendon se e ka bërë Xhensila këtë gjë për të apo për Besin, Roberti nuk hezitoi që të përgjigjet.
“Për Besin, me mu nuk ka asgjë, ka thënë hajt ta qes pak keq produksionin aty ku është Besi”. /Telegrafi/