Telegrafi

Producenti i James Bond në dilemë për të zgjedhur aktorin që do të luajë “007-ën”

Daniel Craig (Foto: Getty Images)

James Bond është pa dyshim një nga rolet më të kërkuara në industrinë e filmit dhe kjo ka bërë që të zgjohet shumë pluhur për të ditur pyetjen se kush do ta luaj rolin e ardhshëm të 007-tës.

Producentët ekzekutivë të filmit kanë qenë në bisedime dhe raportohet se kanë kërkuar që Daniel Craig të rikthehet sërish në rolin e Bond.

Tom Hiddleston, Idris Elba dhe Aidan Turner janë disa nga emrat e lakuar në media të cilët thuhet se mund ta zëvëndësojnë rolin e tij.

Por Callum i cili ka qenë prodhues i një mor filmash të Bond nuk ka dhënë detaje për ndërrimin e roleve të tjera me justifikimin se as ai vet nuk i di ndryshimet e reja në film. /Telegrafi/