Producenti kosovar, Enis Ujkani, njëherazi drejtor i Grand Media, këto ditë është duke qëndruar në Gjermani, me ç’rast ka vizituar edhe televizionin e mirënjohur gjerman RTL.
Produksioni, të cilin e drejton Ujkani, njihet për publikun shqiptar me rastin e sjelljes së spektakleve të njohura botërore “Kush do të bëhet milioner” si dhe formatet “Supersfida”, Champion Quiz, Fifty – Fifty.
Pritet të shihet gjatë ditëve në vijim se a do të sjellë Ujkani ndonjë format të ri televiziv në bashkëpunim me televizionin e mirënjohur gjerman RTL.