Steve Bing – babai i djalit të Liz Hurley, Damian, i cili ishte i njohur si multimilioner, producent dhe filantrop – ka vrarë veten në moshën 55-vjeçare.
Bing vdiq të hënën duke kërcyer nga kati i 27-të i apartamentit të tij luksoz në Los Angeles, pasi ra në depresion për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi.
I dhënë pas filantropisë, politikës dhe femrave, Bing ishte edhe një producent i shquar ndërsa ka bashkëpunuar me Sylvester Stallone e Tom Hanks.
Ai ishte gjithashtu i njohur për jetën skandaloze private, duke përfshirë djalin Damian nga Hurley dhe vajzën Kira Kerkorian nga tenistja Lisa Bonder.
Të dy fëmijët duhej t’i nënshtroheshin testeve të atësisë për të provuar se ai ishte babai i tyre – madje punësuan një detektiv privat për të marrë një provë të ADN-së së Bing-ut.
Bing dhe Hurley u përfshinë gjithashtu në një luftë të hidhur të atësisë, me një test të ADN-së të urdhëruar nga gjykata përfundimisht duke dëshmuar se ai ishte babai.
Ai nuk mendohet se ka qenë afër me asnjë fëmijë, megjithëse i ka mbështetur ata financiarisht.
Për vdekjen e tij, ngushëllime ka shprehur edhe ish-presidenti amerikan Bill Klinton.
“Ai kishte një zemër të madhe dhe ishte i gatshëm të bënte gjithçka që mundte për njerëzit dhe shkaqet që ai besonte. Do të më mungoi ai dhe entuziazmi i tij më shumë sesa mund të them dhe shpresoj se ai më në fund gjeti paqen”, ka thënë Klinton.
Bing njëherësh dhuroi para për Klinton dhe raportohet se ai e kishte ndihmuar atë të kthejë dy reporterë amerikanë nga Koreja e Veriut në 2009. /Telegrafi/