Aktori dhe producenti shqiptar, Agron Sokoli, është ftuar në jurinë e festivalit të filmit Global Impact (GIFFA).
Ai është ftuar në rolin e jurisë për t’i dhënë çmimet e këtij festivali.
Në konfirmimin e prezencës së tij ai cilësohet si legjendar nga ky festival botëror.
“Me gjithë zemër mirëpresim aktorin legjendar dhe producentin e njohur të filmit në industrinë evropiane, Agron Sokoli, në jurinë e GIFFA 2018”, shkruan në konfirmimin zyrtar të festivalit të madh botëror.
Ky është një vlerësim jo vetëm për Agron Sokolin, por për gjithë kinematografinë shqitpare.
Agroni njihet dikur si një nga aktorët e komedisë “Stupcat” e më vonë edhe si producent.
Sokoli është edhe një nga themeluesit e një prej festivaleve më të mëdha në vend, HardhFest. /Telegrafi/