Ka tash e një kohë që menaxhon artistë në trojet shqiptare por eksperienca pas ‘shpërthimit’ të ‘Bonbon’ në tregun ndërkombëtar të muzikës duket se menaxherit Faton Shoshi i ka krijuar miqësi të rëndësishme dhe të rralla.
Këtë e ka vulosur më së miri postimi i fundit i tij ku shfaqet me dy djemtë e familjes artistike që udhëheq, Ledrin dhe reperin e ri shumë interesant, Butën.
Në fotografinë e ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, Faton Shoshit I ka ardhur një koment nga besoni ose jo, producenti që ka punuar me divën e diskografisë muzikore, Beyonce.
Myles William, i cili ka dorë në këngën ‘Freedom’ nga albumi ‘Lemonade’ i këngëtares së njohur duket se i ka pëlqyer mjaft fotografia e menaxherit siç edhe ka deklaruar duke u shprehur: ‘Cool pic’.
Mbetet të shihet nëse William dhe Shoshi kanë zgjeruar kontaktin dhe bashkëpunimin e tyre, e nëse po ashtu do të vijë ndonjë bashkëpunim muzikor. /Prive/Telegrafi/