Grupi britanik, “The Prodigy”, e ka lansuar këngën e re me titull “Light Up the Sky”.
Kënga do të jetë pjesë e albumit të ri të zhanrit ‘electro’, “No Tourists”, bën të ditur NME.
Tingulli i “Light Up the Sky” ngjan me muzikën e viteve të nëntëdhjeta të këtij zhanri.
Kënga e re e pason “Need Some1” që u publikua në muajin korrik të këtij viti.
Në ndërkohë, albumi “No Tourists” pritet të jetë në dispozicion të publikut më 2 nëntor.
“The Day is My Enemy” është album i fundit i lansuar nga “The Prodigy” në vitin 2015.
Materialet e reja muzikore të “No Tourists”, grupi do t’i interpretojë në koncertet e planifikuar për një turne në Britani të Madhe që fillon në muajin nëntor. /Telegrafi/