Trajtimi i barabartë, transparencë më e madhe, jodiskriminim dhe dialog me Qeverinë, kërkojnë prodhuesit e kompanive vendore për prodhimin e armëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata sot i janë drejtuar ministres për Mbrojtje, Radmilla Sheqerinska në takimin e organizuar nga Grupi për armë dhe pajisje, e cila i bashkon kompanitë të cilët merren me prodhimin e armëve dhe pajisjeve, shërbimin dhe tregtinë në Odën Ekonomike të Maqedonisë, njofton AIM.
Siç qëndron në kumtesë, MB, Sheqerinska ka theksuar se kompetenca e kompanive vendore aspak nuk duhet të anashkalohet.
Ajo premtoi se do të angazhohet në të ardhmen tërësisht dhe do të informojë në kohë në lidhje me procedurat e blerjeve të armëve për nevojat e Ministrisë nga sfera e saj dhe sqaroi se plani për Blerjet publike të MB-së do të jetë edhe publike. /Telegrafi/