Telegrafi

Prodhuesit vendor katalizatorët për zhvillim ekonomik

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, prit në takim drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha.

Gjatë takimit, Kelmendi e njoftoi Panxhën me punët që po bënë Qeveria në përgatitjen e pakos së dytë fiskale, në të cilën do të ketë më shumë lehtësira për prodhuesit vendor.

Zëvendëskryeministri Kelmendi ofroi mbështetje për prodhuesit vendor, si katalizatorët kryesor në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Nuk mund të ecim përpara nëse nuk u japim përparësi prodhuesve vendor. Është me rëndësi që tash të punohet më shumë për ngritjen e cilësisë, pasi që MSA-ja do të hap mundësi që prodhimet kosovare të dalin në tregun evropianë”, tha Kelmendi. /Telegrafi/