Telegrafi

Prodhuesit kosovarë e presin me rezerva hyrjen në fuqi të MSA-së (Video)

Kosova ka pak kompani prodhuese, të cilat këtyre viteve kanë arritur të depërtojnë në tregun evropian dhe të fitojnë besimin e konsumatorëve të këtyre vendeve, raporton KTV.

Dy kompani kanë arritur ta bëjnë këtë e njëra merret me prodhime të lëngjeve natyrale, kurse tjetra me prodhime të mobilieve nga druri.

Edhe pse të dyja kompanitë kanë përvojë, megjithatë kanë frikën e një invazioni nga prodhuesit evropianë.

Kjo, për shkak se deri më tani, edhe ashtu kanë qenë të sfiduar nga prodhuesit e shumë vendeve që kanë sjellë prodhime në Kosovë, duke shfrytëzuar marrëveshjen e CEFTA-s.

Të dy akuzojnë institucionet se deri më tani nuk u ndihmuan fare në rritjen e cilësisë së prodhimit vendës, përcjell koha.net. Dhe nëse nuk ndërmarrin reforma të thella, atëherë prodhuesit vendës do të jenë tërësisht të pafavorizuar karshi prodhimit të jashtëm.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksporti ka pasur ulje në janarin e këtij viti.