Gara e aksioneve të makinave evropiane këtë vit mund të përbëjë një goditje për evropianët, gjë e cila vjen si një pengesë nga SHBA-ja për importin e makinave dhe rritjen e tarifave.
Sipas Bloomberg, përcjell Telegrafi, do të niset një hetim i cili ngre potencialin e tarifave të reja, me prodhuesit gjermanë që duket se kanë performancë të ulët dhe që janë veçanërisht në rrezik.
Sekretari amerikan i Tregtisë, Wilbur Ross, paraqiti një raport tek presidenti Donald Trump nëse automjetet e bëra jashtë vendit përbëjnë një rrezik të sigurisë kombëtare. Trump do të ketë 90 ditë për çdo përgjigje dhe nëse ai thotë se do të ecë përpara me masat sipas rekomandimeve të Departamentit të Tregtisë, do të duhen edhe 15 ditë për të vepruar.
Zyrtarët e Administratës Trump nuk kanë dhënë deklarata për gjetjet nga hetimi. Në Konferencën e Sigurisë të Mynihut, kancelarja gjermane Angela Merkel hodhi poshtë idenë se makinat e vendit të saj përbëjnë një kërcënim për SHBA-në.
Stoqet e prodhuesve të makinave dhe të furnitorëve në Evropë janë në mes optimizmit që bisedimet amerikane dhe kineze do të zgjidhin një mosmarrëveshje që pengon industrinë në mbarë botën. BMW AG dhe Volkswagen AG kanë mbetur prapa pasi kompanitë gjermane ballafaqohen me dobësim të kërkesës në rajonin e tyre të origjinës dhe Kinën. /Telegrafi/