Telegrafi

Prodhuesit e mishit protestojnë sot në Prishtinë, Prizren dhe Pejë

Kryeqyteti pritet të mbushet me kamionë të shumtë dhe me punëtorë, që do të protestojnë prapë para Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i shoqatës ka bërë të ditur se i janë ankuar edhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për anulim të tenderit. Pakënaqësive të prodhuesve i është bashkuar edhe BSPK-ja.

Kryetari i saj i ka bërë thirrje qeverisë që të heqë dorë nga nxjerrja e udhëzimeve administrative.