Telegrafi

Prodhuesit e mishit do të protestojnë sërish nesër

Drejtuesit e shoqatës thanë në një konferencë për media se kësaj radhe protesta do të jetë e qetë dhe do të zhvillohet në tri qytete: në Prishtinë, Prizren dhe në Pejë.

Kryetari i shoqatës, Burim Piraj, njoftoi se ia kanë drejtuar një letër kryeministrit Thaçi, përmes së cilës kërkojnë anulim të tenderit dhe heqje të neneve 7 dhe 8 të udhëzimit.

Ndërkaq, kreu i BSPK-së, Haxhi Arifi tha se do të përkrahë kërkesat e mishtarëve, duke shtuar se shteti duhet të funksionojë me ligje e jo me udhëzime administrative. /rtk/