Telegrafi

Prodhuesit e makinave pa marrëveshje

Tre kompanive të mëdha “Ford”, “General Motors” dhe “Kraiser” u është dhënë një afat deri me 2 dhjetor për të dalë me një plan të përbashkët shpëtimi.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi paralajmëroi se firmat e prodhimit të makinave nuk mund të marrin fonde publike pa pasur një plan.

Lideri i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid tha se deri tani nuk ka një plan që të kalojë në Kongres.

Më herët, senatorët demokratë, Karl Levin dhe Debbie Stabenow, nga Michigani, zemra e industrisë amerikane të makinave, dhe republikanët, Kit Bond i Missourit dhe George Voinovichi i Ohajos, thanë se një marrëveshje ekzistonte, por kjo nuk zgjeroi mbështetjen.

Drejtuesit e “Ford”-it, “Kraisser”-it dhe “General Motors” kërkuan për shpëtimin e tyre 25 miliardë dollarë, me argumentin se rrezikojnë kolapsin që për rrjedhojë mund të nxjerrë miliona amerikanë të papunë.