Hyundai ka njoftuar kohë më parë se Pebble Beach është modeli tek i cili janë duke u punuar, duke mose treguar se si do të duket. Por, para se të tregojë diçka për këtë makinë, është publikuar koncepti i Vision G.
Siç shihet edhe në fotografi, kjo kupe e prodhuesit korean nuk e ka humbur aspak luksin dhe sportivitetin e veturave paraprake, transmeton Telegrafi.
“Koncepti i dizajnuar në Kaliforni, është ADN që e balancon dizajnin dhe performancën, me thjeshtësi dhe luks në të njëjtën kohë”, ka thënë Peter Schreyer, një nga dizajnerët e kompanisë.
Modeli Vision G pritet të jetë ‘bileta’ e Hyunday-t, deri në lansimin e Pebble Beach që pritet të ketë pamje të përafërt. /Telegrafi/