Telegrafi

Prodhuesit dhe përpunuesit e mishit protestojnë, Thaçi paralajmëron ndryshim të UA-së

Kjo protestë është organizuar në shenjë pakënaqësie ndaj institucioneve të vendit, të cilat nuk po i dëgjojnë kërkesat e tyre.

Ndërkaq, mbi 50 punëtorë të kompanive të mishit, kanë protestuar para ndërtesës së qeverisë duke kërkuar anulimin e tenderit ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanive ndërkombëtare, që do të eksportojnë produkte të mishit në vendin tonë.

Kryetari i Shoqatës, Burim Piraj, ka ripërsëritur edhe një herë kërkesën për ndalimin e monopolizimit dhe anulimin e Udhëzimit Administrativ nr. 18/2005. Drejtuesit e Shoqatës kanë pasur sot një takim me presidentin pa praninë e mediave për të diskutuar për situatën e krijuar.

Ndërkohë, shefi i ekzekutivit të vendit, Hashim Thaçi, pas konsultimeve me komunitetin e biznesit dhe me ekspertë të fushave përkatëse, ka rekomanduar plotësim-ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për kontrollin veterinar të importimit, kalimit transit të produkteve ushqimore dhe joushiqmore me origjinë shtazore, të kafshëve të gjalla dhe të materialit për mbarështimin e kafshëve.

Amandamentimi i këtij udhëzimi administrativ do të bëhet në frymën e partneritetit të Qeverisë me biznesin vendor dhe në drejtim të implementimit të standardeve evropiane për çështjet e adresuara në këtë udhëzim. /Telegrafi/ktv/