Telegrafi

Prodhuesit dhe përpunuesit e mishit kërkojnë dorëheqjen e drejtorit të AUV-it

Në konferencën për media u theksua se drejtori Çaushi me deklarata e dhëna publikisht ka dezinformuar opinionin dhe se vet urdhëresa administrative thirret në dispozita ligjore të paqena ose të gabueshme.

Udhëzimi administrativ në mënyrë të hapur cenon një sërë parimesh dhe standardesh kushtetuese të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe, siç u vlerësua mund të paraqet edhe rrezik për cenimin e sigurisë juridike dhe është i dëmshëm për zhvillimin ekonomik”.

Në konferencë u theksua se pavarësisht arsyeve që mund ti ketë pas Qeveria e Kosovës, që mund të janë edhe të natyrës së rritjes së standardeve të ushqimit dhe të kontrollit të cilësisë se tij dhe mbrojtjes së konsumatorit, ky akti duhet të shfuqizohet pa krijuar pasoja të dëmshme në tregun e lirë dhe konkurrencën lokale në Kosovë.

U vlerësua se rritja e standardeve në këtë lëmi duhet të realizohet me fuqizimin e mekanizmave të kontrollit të cilësisë së ushqimit e jo përmes përjashtimit të gjitha subjekteve vendore të cilat ushtrojnë këtë aktivitet në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi në Kosovë.

Për shkak të faktit së kryeministri dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës këto ditë nuk ishin në Kosovë dhe për tu lënë mundësi që problemi të zgjidhet në mënyre institucionale dhe pa protesta, u vendos që protesta e paralajmëruar për datën 2 korrik të shtyhet për 3 korrik, nga ora 11:00 deri në 12:30 me parakalim të qetë me automjete të gjitha kompanive të prekura nga kjo urdhërese administrative.

Gjithashtu u theksua se OEK-u është duke punuar ngushtë me institucionet me qëllim të tejkalimit të situatës së krijuar dhe eliminimin e pakënaqësive të prodhuesve dhe përpunuesve të mishit. /Telegrafi/