Site icon Telegrafi

Prodhuesit bujqësor nga Maqedonia marrin pjesë në panairin më të madh të prodhimeve organike ”Biofach”

Prodhuesit bujqësor nga Maqedonia marrin pjesë në panairin më të madh të prodhimeve organike ”Biofach” që ka filluar më 15 shkurt, në Nuremberg të Gjermanisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në stendën e Ministrisë së bujqësisë, pylltaris dhe ujrave preznatohen tetë prodhues të kulturave kopshtare, pemtare dhe të drithërave, bimëve të egra, prodhime të mjalitt, përpunime organike dhe plehra organike.

Në ”Biofach” marrin pjesë mbi 2300 ekspozues ndërkombëtar, ndërkaq pritet të jenë rreth 50 mijë tregtarë të prodhimeve organike nga 130 vende të botës.

Për prezantim më të mirë, Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave në bashkëpunim me Programin zviceran kanë për punuar katalog promovues. Panairi do të jetë i hapur deri më 18 shkurt./Telegrafi/

Exit mobile version