Site icon Telegrafi

Prodhuesi i tekstilit ushtarak shpëton fermerët nga hajdutët

Liran Cohen, 35 vjeç, ishte frymëzuar të studionte në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes pas humbjes së nënës së tij në një bombardim terrorist në Afula në vitin 1994. Ajo u vra nga një copë shrapnel.

“Ajo vdiq padrejtësisht dhe kjo më bëri të kuptoj se dua të shkoj në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Kur ndihmoj një ushtar, një familje, ndihem mirë për veten time. Kam humbur diçka që nuk duhej të humbisja “, thotë Cohen.

Pas përfundimit të gradave në fushat shkencore – humane dhe administrim biznesi – Cohen filloi krijimin e produkteve për të ndihmuar në mbrojtjen e forcave të sigurisë dhe civilëve.

Ai themeloi T9 Design dhe hapi një fabrikë në Raanana, ku prodhon tekstile taktike për IDF, si dhe teknologji të tjera të sigurisë.

Shumica e produkteve të kompanisë së tij janë të dizajnuara për ushtrinë dhe janë vënë në dispozicion për përdorim civil pas një kohe të caktuar.

“Sot, ne jemi kompania e dytë më e madhe në fushën e zgjidhjeve operacionale taktike. Gjithçka është bërë në Izrael. Historia ime e jetës më shtyu të krenohem me atë që bëj, me dy duart e mia. ”

Këtë vit, Cohen ka zgjeruar horizontet e tij dhe ka filluar të punojë përb të luftuar krimet në bujqësi.

Ai doli me gurë të rremë anti-vjedhje. Kompania e tij dërgon ekipe për të provuar tokën në një fushë të caktuar, dhe bazuar në shkëmbinjtë ose faunën që gjejnë, ndërtojnë gurë të ngjashëm, pemë të rreme ose shkurre në të cilat instalohen kamerat e fshehta dhe pajisjet e mbikëqyrjes, si dhe sensorë të lëvizjes dhe alarmet.

Shkëmbinjtë e sigurisë janë zhvilluar fillimisht për përdorim nga IDF dhe Ministria e Mbrojtjes.

Çdo sistem merr deri në 45 ditë për ta prodhuar. Pasi të vendosen, sistemet mund të gjurmojnë makinat e të dyshuarve; grupe vandalësh që veprojnë gjatë natës, por edhe kafshë dhe shpendë që dëmtojnë kulturat bujqësore.

Kompania tani po e vendos teknologjinë në dispozicion të fermerëve për t’i ndihmuar ata të luftojnë krimin bujqësor.

“Hajdutët kanë mësuar të shmangin kamerat”, shpjegon Cohen.

“Ne krijuam një platformë që do t’u sigurojë fermerëve një zgjidhje të fshehtë për plagën e krimit bujqësor. Zhvillimi i ri, do të bëjë që fermerët të kenë sytë e tyre në terren dhe do tu lejojë atyre të krijojnë mbrojtje dhe mbikëqyrje të fshehtë “. /oranews/

Exit mobile version