Prodhuesi i automjeteve elektrike Polestar, ka shënuar një moment historik të rëndësishëm të prodhimit.
Kompania suedeze ka prodhuar deri më tani 150 mijë sedanë elektrikë të Polestar 2, kur modeli më i fundit doli nga linja e montimit të mërkurën, transmeton Telegrafi.
Polestar ka qenë i njohur për automjetet e tij me performancë të lartë të ndërtuara së bashku me prodhuesin Volvo për më shumë se dy dekada.
Megjithatë, pasi Geely bleu Volvo-n, Polestar mbeti si një prodhues i pavarur suedez i veturave elektrike në vitin 2017. /Telegrafi/