Prodhuesi slloven i birrës “Pivovarna Lasko Union, ka nënshkruar marrëveshje për të shitur brendet e pijeve joalkoolike Sola dhe Zala te kompania “Nika Bev”, e cila është në pronësi të “Staniç Family”.
Shitblerja do të bëhet e plotfuqishme në momentin që i kalon të gjitha procedurat konfirmuese nga organet rregullative të Republikës së Sllovenisë.
“Me këtë rast Lasko Grupa Kosovo SH.P.K. ju falënderon për bashkëpunimin afatgjatë dhe korrekt sa i përket brendit SOLA të gjitha këto vite, si dhe ju informon se do të vazhdojë të operojë dhe të jetë e fokusuar në tregun e Kosovës me brendin Lasko si dhe me brendet tjera te Pivovarna Lasko Union D.O.O.”, thuhet në njoftim.
Sipas kontratës, “Nika Bev”, një kompani sllovene që është në pronësi të “Staniç Beverages” nga Kroacia, do të vazhdojë të shpërndajë të dy markat në tregun slloven.
“Vendimi për të shitur dy markat është për shkak të fushës së kufizuar që ofron qendra e qytetit të Lubjanës për zhvillim të mëtejshëm afatgjatë dhe rritje të prodhimit në vendndodhjen aktuale,” tha më 13 janar, Zooullis Mina, drejtor menaxhues në “Pivovarna Lasko Union”.
Ndryshe, Sola është një brend i njohur dhe shumë i suksesshëm i pijeve joalkoolike në tregun kosovar.
Pijet freskuese Sola dhe Zala do të vazhdojnë të prodhohen në Lubjanë të paktën deri në fund të shtatorit. /Telegrafi/