Pas daljes së PES-it të ri që shkaktoi reagime dhe protesta të shumta negative në rrjetet sociale, njoftoi prodhuesi i video-lojës Konami.
“Pas lëshimit të eFootball 2022, ne morëm shumë reagime dhe kërkesa në lidhje me lojën. Ne gjithashtu morëm raporte për problemet që përdoruesit kishin me shprehjet e fytyrës dhe lëvizjet e lojtarëve dhe sjelljen e topit. Na vjen shumë keq për shkak të këtyre problemeve”, citohet të ketë thënë Konami, përcjell Telegrafi.
“Ne ju sigurojmë se do të marrim gjithçka seriozisht dhe do të përpiqemi të përmirësojmë situatën aktuale. Kjo punë do të azhurnohet vazhdimisht, ne do të përmirësojmë cilësinë dhe do të shtojmë vazhdimisht përmbajtjen… Presim mbështetjen tuaj”.
Kështu, nga komentuesit është vlerësuar si loja më e keqe në histori dhe ata ankohen për defekte të shumta, gabime, palogjikshmëri, pritje të gjata dhe një mori problemesh të tjera. /Telegrafi/