Kompania Airbus do të “shkurtojë” rreth 15 mijë vende pune, pasi ndërmarrja po përballet me krizën më të madhe ndonjëherë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, prodhuesi më i madh në botë i avionëve, renditet në mesin e kompanive që njoftuan për këto shkurtime drastike, ndërsa ndërmarrja përpiqet t’i mbijetojë krizës së pandemisë.
Airbus me qendër në Holandë, njoftoi të martën se po zvogëlonte fuqinë e saj punëtore në të gjithë botën me 11 për qind.
Ndërkohë, në vazhdën e pandemisë së coronavirusit, Airbus, i cili uli normat e tij të prodhimit për më shumë se një të tretën, pati deklaruar se kompania synonte të shkurtojë prodhimin në aviacionin tregtar. /Telegrafi/