James Waine nga Darlington i Anglisë, është punësuar nga kompania Lego – edhe pse është veç 11-vjeçar.
Pasi është parë se si e ka punuar një kalorës në aksion, disa stema dhe mure të kalasë, zyrtarët kanë vendosur që adoleshenti i ri të jetë në mesin e dizajnerëve që do ta punojnë Hotelin Kështjellë, transmeton Telegrafi.
Së bashku me arkitektët tjerë, ai do të jetë ideator në mbështjelljen dhe dekorimin e resortit që përfshin një park të madh lojërash.
Në anën tjetër, kalorësi i quajtur Sir Legot do të ndërtohet në madhësi afro dy metra dhe do të vendoset në qendër të kësaj hapësire.
“Është ëndërr e kthyer në realitet, sepse kur të rritem dëshiroj të dizajnoj parqe të tilla. Pres me padurim të japë ide dhe të shoh si punohen”, ka thënë Waine.
Pos pagesës, ai është i nderuar të vë pllakën e fundit të objektit dhe të jetë mysafiri i parë i hotelit që hapet gjatë muajit korrik. /Telegrafi/