Site icon Telegrafi

Prodhuesi kinez investon mbi një miliard në makinën elektrike, që do ta sfidojë atë Tesla (Foto)

 

Në fillim të vitit të kaluar, LeEco nga Kina ka publikuar konceptin dhe ka njoftuar se do ta prodhojë një makinë elektrike, por pa dhënë ndonjë datë konkrete.

Por, tani kompania që merret me prodhimin e telefonave të zgjuar dhe televizorëve, ka bërë të ditur se ka mbledhur një fond prej 1.08 miliard dollarëve, për të investuar në një makinë elektrike, transmeton Telegrafi.

Vetura e emëruar LeSEE, me teknologji të lartë dhe mundësi të vet-pilotimit, do të jetë konkurrent i fortë i makinave nga kompania Tesla.

Ky automobil kinez që pritet të prodhohet në 400 mijë njësi në vit, nuk dihet se kur do të jetë në dispozicion të klientëve. /Telegrafi/

Exit mobile version