Telegrafi

Prodhuesi i armëve “Kallashnikov” kryen testin e “veturave fluturuese” – dalin pamjet e para! (Video)

Prodhuesi i armëve ruse Kallashnikov ka bërë testimin e një prototipi të quajtur “vetura fluturuese”.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një video e publikuar nga Kompania tregon se pajisja pilotohet nga një person duke përdorur vetëm një joystick.

Videoja e publikuar të së fundmi tregon një makinë që ngjan me helikopterin e pasagjerëve.

Nëse pajisja do të hyjë në radhët e ushtrisë ruse ose të përdoret për qëllime civile – ose të dyja – mbetet një mister deri më tani.

“Tani automjeti po testohet. Së shpejti ne do ta demonstrojmë atë në praktikë”, u ka thënë mediave të huaja, drejtoresha e komunikimit e kompanisë, Sofia Ivanova.

Dhe siç shkruajnë më tej mediat, me shumë gjasë funksioni kryesor i “veturës fluturuese” është transporti.

“Vetura fluturuese” thuhet se përmban tetë “fluturake” të “mbështetura” nga një akumulator. Deri më tani ajo është e aftë të mbajë vetëm një person.

Grupi Kalashnikov është një nga prodhuesit më të mëdhenj të armëve ruse dhe prodhon një gamë të gjerë armësh. /Telegrafi/