Site icon Telegrafi

Prodhuan një pajisje që kushton 3 dollarë – shkencëtarët në Bangladesh thonë se mund të evidentojë virusin për 15 minuta

Shkencëtarëst në Bangladesh kanë prodhuar një pajisje testimi prej 3 dollarësh, dhe pretendojnë se mund ta evidentojë coronavirusin në më pak se 15 minuta.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rregullatori farmaceutik i vendit të Azisë Jugore – Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Barnave i dha “dritën  jeshile” për prodhimin masiv të kësaj pajisje, duke thënë se do të lehtësonte presionin në shërbimet e patologjisë që luftojnë zbulimin e coronavirusit.

E përditshmja irlandeze “Prothom Alo” raportoi javën e kaluar, se në Bangladesh ekzistojnë vetëm 1,732 pajisje testmi për një popullatë prej 180 milionë banorësh.

Për më tepër, sipas një raporti të “The Business Standard”, qeveria e Bangladeshit deri më tani ka përgatitur vetëm 29 shtretër të njësisë së kujdesit intensiv (ICU) për pacientët Covid-19, në pesë spitale të Dhaka.

Shumica e spitaleve private që posedojnë kushte për kujdesin intensiv, refuzojnë të pranojnë pacientët me simptoma të buta në mesin e krizës së coronavirusit./Telegrafi/

Exit mobile version