Site icon Telegrafi

Prodhohet speci më djegës në botë

Speci me emrin “Infinity” është më djegës sesa speci që mbante rekordin deri më tash “Bhut Joloki”, të cilin ushtria indiane po e shfrytëzon për të punuar granata dore për t’i neutralizuar terroristët.

Fuqia djegëse e specit është vërtetuar pas testeve në Institutin Warwick. Në shkallën Scoviell, ku matet djegësia e specit, respektivisht sasia e kapsaicinës, e cila shkakton djegësirën- “Fafaroni Infinity” ka 1.067.286 njësi.

Rekorderi i deritashëm, Bhut Jolokia ka 1.041.427 njësi. Për ta ilustruar, speci shtëpiak jo-djegës ka deri në 10 njësi derisa fafaroni, varësisht prej llojit përmban 100 deri në 500 njësi kapsaicine. /Telegrafi/

Exit mobile version