Telegrafi

Prodhohet enzima që mbron dhëmbët nga kariesi

Kariesi është një nga problemet më të rëndësishme në stomatologjinë bashkëkohore.

Kariesi i dhëmbëve paraqet një proces patologjik, i cili karakterizohet me prishjen e tërësisë anatomike të dhëmbëve, i cili prek indet e forta të dhëmbit, duke filluar nga sipërfaqja e deri në thellësi të koronës së dhëmbëve.

Kariesi prek smaltin dhe dentinën, por në qoftëse nuk mjekohet prek edhe pulpën e dhëmbit.

Shkencëtarët holandezë janë duke prodhuar një enzimë që do të mbrojë dhëmbët tanë nga kariesi dhe do na lejojë që të konsumojmë pa frikë ëmbëlsira.

Ky do jetë një revolucion i vërtetë në luftën ndaj kariesit. Substanca mund të vendoset në pastën e dhëmbëve, por edhe në ëmbëlsira. /Telegrafi/