Menjëherë pas prezantimit të ID. Gti Concept në IAA Mobility 2023 në Mynih, Volkswagen ka njoftuar se një version prodhimi është planifikuar tashmë.
CEO Thomas Schäfer i tha Autocar dhe Top Gear se një model i ri do të debutojë në 2026 përpara se të dalë në shitje në fillim të 2027, përcjell Telegrafi.
Meqenëse shfaqja e saj është ende larg, nuk ka shumë detaje rreth specifikimeve teknike, por të paktën ne e dimë se do të vijë.
Sipas supozimeve, ID.GTI do të jetë më i vogël se GTI ekzistues; me gjatësi 161.6 inç dhe i vendosur në një bazë rrote 102.4 inç, ai është më afër për nga madhësia me European Polo sesa me Golf-in e gjeneratës aktuale. /Telegrafi/