SUV-i më i shitur i Chevrolet do të shndërrohet në version elektrik vitin e ardhshëm.
Presidenti i General Motors në Meksikë, Francisco Garza konfirmoi se prodhimi i Chevy Equinox EV do të fillojë në tremujorin e parë të vitit 2024, transmeton Telegrafi.
GM do të fillojë ndërtimin e Chevy Equinox elektrik në fabrikën e saj në Meksikë, Ramos Arizpe.
Ky do të jetë SUV-i i dytë elektrik, pas Blazer EV, që do të ndërtohet në objekt.
Modeli i parë elektrik i Blazer doli nga linja e montimit në fabrikë në fund të qershorit dhe dërgesat e klientëve filluan në tremujorin e tretë. /Telegrafi/