Telegrafi

Prodhimi vendor rritet me mbështetje institucionale

Drejtori ekzekutiv i Odës së Afaristëve të Kosovës (OAK), Ismet Mulaj tha se prodhuesit vendor të Kosovës në krahasim me bizneset me vendet e rajonit, kanë vështirësi në plasimit të prodhimeve të tyre.

“Oda e Afaristëve të Kosovës (OAK), është krijuar në vitin e kaluar me qëllim të përkrahim bizneset. Për 17 vite nuk kemi pasur një qasje të tillë sikur OAK-u. Kjo Odë nuk merr fonde nga shteti, është një organizatë e pavarur. Arsye tjetër është se kjo odë nuk krijon mundësi për monopol”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë’, në Radio Televizionin e Kosovës.

Mulaj tha se Kosova dhe biznesi që vepron në Kosovë po përballet me shumë probleme të cilat lidhen edhe me vendet e rajonit. “Ka shumë probleme dhe jemi mbrapa me vendet të rajonit. Dy probleme të cilat janë ende faktike, janë problemet me energjinë elektrike dhe funksionimi i gjykatave”, tha ai.

Sipas tij, duhet të këtë stimulim nga ana e biznesit në politikat që kanë të bëjnë më bizneset. “Në shuam sektor jemi me mbi 20 për qind me çmime me të larta në krahasim me venet e rajonit”, tha ai.

Sfidë e madhe sipas Mulajt, është investimi në prodhim. “Kostoja në infrastrukturë është 30 përqind e totalit në investime”, tha Mulaj. /Telegrafi/