Telegrafi

Prodhimi i OnePlus 3 zëvendësohet me OnePlus 3T

Dy ditë më herët OnePlus 3T është lansuar në treg me një çmim prej 80 dollarëve më shumë se OnePlus 3. Të dyja pajisjet për momentin janë të gatshme nga OnePlus.

Tani duket se OnePlus 3 do të ndalohet së prodhuari dhe do të zëvendësohet me OnePlus 3T pasi që kompania ka zbuluar se pasi të shiten të gjitha rezervat e pajisjes, nuk do të ketë prodhim të njësive të reja të saj.

Android Central ka marrë konfirmim nga zyrtarët e kompanisë OnePlus të cilët kanë deklaruar që me shpenzimin e të gjitha rezervave të pajisjes OnePlus 3 në Evropë dhe SHBA, pajisja nuk do të prodhohet më.