Site icon Telegrafi

Prodhimi i naftës nga OPEC në nivel rekord

SIGNAL HILL, CA - MARCH 5: Pumps draw petroleum from oil wells through the night as the cost of crude oil tops $104 per barrel in its surge to new record high prices March 5, 2008 in Signal Hill, California. The cost of crude has California drivers paying more than ever. Statewide gas prices are now 58 cents a gallon higher than the same time last year. (Photo by David McNew/Getty Images)

Në një kohë kur investitorët nuk dinë çfarë pozicioni të hapin mbi naftën dhe vetëm spekulimet po japin konkluzione mbi çmimet, një sondazh i Reuters tregon se prodhimi i naftës nga OPEC, ka gjasa të ketë arritur nivelin më të lartë në histori gjatë muajit shtator.

Iraku ka shtuar eksportet drejt veriut ndërsa Libia ka rihapur disa prej terminaleve kryesorë. Kjo rritje vjen pavarësisht prodhimit më të ulët nga eksportuesi kryesor Arabia Saudite, dhe marrëveshjes së kësaj jave nga OPEC për të limituar ofertën, që është marrëveshja e parë në 8 vite.

Oferta nga OPEC është rritur në 33.6 milionë fuçi në ditë në muajin Shtator, nga 33.53 milionë që ishte në gusht, tregon një sondazh bazuar në të dhënat e transportit dhe informacioneve nga burimet e industrisë.

Rritja e outputit mund ti bashkohet skepticizmit mbi aftësinë e Organizatës për të vendosur objektivin e ri të prodhimit në rreth 32.5 milionë fuçi në ditë, një detyrë që ministrat e lanë për takimin e nëntorit.

Nafta u rrit ndjeshëm, nga 45 dollarë për fuçi që ishte përpara takimit informal, në rreth 49 dollarë, duke u kufizuar ditën e premte te 48 dollarëshi. Sipas analistëve, kjo marrëveshje do të hasë vështirësi në negociatat e vendeve individuale, dhe pavarësisht arritjes së Organizatës, nafta nuk kaloi dot sipër 50 dollarëshit. /Telegrafi/

Exit mobile version