Site icon Telegrafi

Prodhimi i modelit Tonale Quadrufoglio të Alfa Romeo do të varet prej kërkesave të konsumatorëve

Jean-Philipe Imparato, shefi i Alfa Romeo ka premtuar se modeli Quadrifoglio do të bëjë kalim total në elektricitet, e mund të ketë ende vend që shenja të shfaqet edhe në modelin më të ri Tonale.

Versioni më i fuqishëm i rivalit Audi Q3 deri më tani është varianti hibrid, i cili ka një fuqi të kombinuar prej 271 kuaj fuqi. Por që Imparato beson se shasia e veturës lehtësisht mund të përballojë 300 kuaj fuqi ose më shumë.

Dhe përderisa një Tonale Quadrifoglio nuk është i pashmangshëm, ai thotë se kërkesa e konsumatorëve mund të shtyjë Alfa Romeon në prodhimin e këtij modeli, transmeton Telegrafi.

“Quadrifoglio nuk është prirës i Tonale, të paktën momentalisht”, tha Imparato për Auto Express.

“Për këtë veturë e kam fokusuar energjinë tonë në kalim në elektricitet, ndërsa për momentin mund të them se është model hibrid me 271 kuaj fuqi dhe me zero emision të karbonit, ku një mbushje ka kapacitet vozitjeje deri në 80 kilometra”, deklaroi ai.

“Nëse kemi përgjigje dhe pritje të mëdha nga publiku, atëherë unë do të punoj në drejtim të prodhimit të këtij modeli, por që nuk është prioritet. Do të fokusoj energjinë në prodhimin e Quadrifoglios në lëshimet e tjera në treg, përveç nëse ka mijëra klientë që kërkojnë diçka speciale në lidhje me Tonale. Nëse ajo ndodh atëherë do shohim se çfarë do të ndodhë”, vazhdoi tutje Imparato. /Telegrafi/

Exit mobile version