Telegrafi

Prodhimi me rënie në Eurozonë

Prodhimi në sektorin e fabrikave në Eurozonë ka dështuar të përmbushë projeksionet. Të dhënat të cilat i referohen muajit dhjetor të vitit të shkuar tregojnë se prodhimi industrial në 18 vendet e Eurozonës ka mbetur i pandryshuar në krahasim me muajin paraardhës.

Parashikimet flisnin për një rritje prej 0.2 për qind, ndërkohë që shifrat e përkeqësojnë edhe më shumë situatën duke u fiskuar në një rënie prej 0.2 për qind. Në një të dhënë të tillë negative, impaktin kryesor e ka patur pikërisht Irlanda. Në vend prodhimi ka rënë me 12.4 për qind në terma mujorë, duke u kthyer në motorin e ngadalësimit të Eurozonës aktualisht.

Një rënie më modeste është regjistruar nga vende si Estonia, Finlanda, Greqia, Malta, Holanda, Portugalia dhe Spanja. Ndërkohë, prodhimi në tre ekonomitë më të mëdha të bllokut, Gjermani, Francë dhe Itali, është regjistruar në rritje gjatë muajit dhjetor të vitit të shkuar. Të dhënat e rritjes në tërësi e prodhimit të brendshëm bruto të 19 vendeve të Eurozonës gjatë tre mujorit të fundit të vitit 2014, pritet të publikohen në fund të kësaj jave.

Analistët parashikojnë që kjo rritje të jetë e njëjtë me atë të tre mujorit paraardhës, në 0.2 për qind. Në sektorë të veçantë, prodhimi i fabrikave në Eurozonë, është rritur me 2.3 për qind në drejtim të mallrave të konsumit. Ndërkohë produktet ushqimore janë regjistruar në një rënie prej 1.8 për qind. /Telegrafi/